Policia njofton se në Mitrovicë një person ka ndaluar në rrugë një pjesëtar të Policisë së Kosovës, ku e ka fyer dhe kanosur lidhur me një tiketë që polici ia ka shqiptuar të dyshuarit më herët.
Njësiti policor ka takuar të dyshuarin i cili është shoqëruar në stacionin policor, është intervistuar dhe në konsultim me prokurorin i njëjti lirohet në procedurë të rregullt.