Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, në pyetjen se kur do të ndërmarrë Qeveria e Kosovës hapa për dërgimin e draft-statutit të Asociacionit në Gjykatë Kushtetuese pas kërkesave të fundit nga amerikanët dhe evropianët, tha se kjo s’është çështje e re dhe se s’ka përgjigje të re.
Përgjigje konkrete ministri Krasniqi nuk dha as kur u pyet në konferencën e sotme pas mbledhjes së Qeverisë për hapjen e Urës së Ibrit.
“Kjo është një pyetje që bëhet tash e katër vjet si ministër i kësaj qeverisë. Nuk kam një përgjigje të re për një çështje që nuk është e re”.
“Krejt çka mund të shtoj te kjo pjesa e diskutimit për hapjen e Urës mbi Ibër është se kjo urë s’ka asnjë arsye që kjo urë të vazhdojë të jetë e mbyllur. Së paku jo në aspektin e komunikimit të komuniteteve në këto dy pjesë të kryeqytetit, tashmë qytetarët nga veriu kalojnë në pjesën jugore dhe ata nga jugu në pjesën veriore dhe situata është e qetë, e kontrolluar dhe është në atë formë që hapja e urës mbi Ibër s’do të kishte asnjë ndikim”.