Kryetari i komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, bëri të ditur se për shkak kërkesave të shumta në qendrat e mjekësisë familjare për shërbimin e trajtimit të gripit sezonal, është shtuar numri i personelit.
Ai tha se janë mobilizuar dhe organizuar për të dhënë një shërbim sa më të shpejtë dhe efikas.
“Të dashur banorë të Gjilanit, për shkak kërkesave të shumta në qendrat e mjekësisë familjare për shërbimin e trajtimit të gripit sezonal, ne jemi mobilizuar dhe organizuar për të ofruar shërbim sa më të shpejtë dhe efikas.
Sot është shtuar numri i personelit, e më parë edhe një ekip në QMF-në e lagjes Dardania. Ashtu siç jemi zotuar, ne do të qëndrojmë sa më afër jush, sepse mirëqenia e juaj është primare për ne”, tha ai.