Kërkesat e bizneseve që kanë aplikuar për Pakon Emergjente janë duke u shqyrtuar sipas kategorive

Prishtinë | 13 Maj 2020 | 18:31 | Nga Ekonomia Online

Komisioni i Përbashkët i formuar nga Ministria e Financave dhe Transfereve (MFT) dhe Ministria e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë e Industrisë (MEPTINIS) ka njoftuar sot bizneset lidhur me kërkesat në Pakon Fiskale Emergjente.

Në një postim në faqen e Facebookut të MEPTINIS, sqarohet se kërkesat e tatimpaguesve, të cilët kanë aplikuar, janë duke u shqyrtuar sipas kategorive.

“Ju lutem të keni parasysh se afati për të aplikuar në ATK sistemin EDI/ MFT është deri me datë 15.05.2020. Gjatë kësaj jave, shpresojmë që Komisioni i përbashkët MFT dhe MEPTINIS të arrijmë t’i trajtojmë edhe kërkesat sipas masës 8 dhe 7”, u tha në njoftim.

NJOFTIMI I PLOTË:

Njoftim për komunitetin e Biznesit, nga Komisioni i Përbashkët MFT METPINIS lidhur me kërkesat në Pakon Fiskale Emergjente

Në emër të KOMISIONIT të përbashkët nga MFT dhe MEPTINIS, të cilët jemi duke i shqyrtuar kërkesat e tatimpaguesve të cilët kanë aplikuar për të përfituar nga Pakoja Fiskale Emergjente, ju informojmë se kërkesat e tatimpaguesve janë duke u shqyrtuar sipas kategorive, si:

– Masa 3a nënkupton që përfitues janë të punësuarit, të cilët do të përfitojnë nga 170€ neto për periudhën Mars dhe Prill;

– Masa 3a-1 nënkupton që përfitues për periudhën Mars është Punëdhënësi për vlerën 170€ + Kontributet + Tatimi, ndërsa për periudhën Prill përfitues është i punësuari i cili do të përfitojë nga 170€ neto;

– Masa 3a-2 nënkupton që përfitues janë të vetëpunësuarit, të cilët do të përfitojnë nga 170€ neto për periudhën Mars dhe Prill;

– Masa 3b nënkupton që përfitues janë qiradhënësit, të cilët do të përfitojnë deri në 50% të qirasë për periudhën Mars dhe Prill;

– Masa 3b-1 nënkupton që përfitues për periudhën Mars është Qiramarrësi për vlerën deri në 50% të qirasë, ndërsa për periudhën Prill, përfitues është Qiradhënësi për vlerën deri në 50% të qirasë;

– Masa 7 nënkupton që përfitues janë të punësuarit e rrezikuar, të cilët ishin në kontakt të drejtpërdrejtë me konsumatorin, të cilët do të përfitojnë nga 100€ bruto për periudhën Mars dhe Prill;

– Masa 8 nënkupton që përfitues janë ish të punësuarit, të cilët janë larguar nga puna për shkak të COVID 19, të cilët do të përfitojnë nga 130€ neto për periudhën Mars, Prill dhe Maj;

– Masa 14 nënkupton që përfitues janë të punësuarit e rinj, të cilët do të përfitojnë nga 130€ neto për periudhën Mars dhe Prill.

Deri më tani, nga KOMISIONII I përbashkët MFT dhe MEPTINIS, janë trajtuar dhe dërguar për procedim kërkesat si:

– Masa 3a nënkupton që përfitues janë të punësuarit, të cilët do të përfitojnë nga 170€ neto për periudhën Mars dhe Prill;

– Masa 3a-1 nënkupton që përfitues për periudhën Mars është Punëdhënësi për vlerën 170€ + Kontributet + Tatimi, ndërsa për periudhën Prill përfitues është i punësuari i cili do të përfitojë nga 170€ neto;

– Masa 3a-2 nënkupton që përfitues janë të vetëpunësuarit, të cilët do të përfitojnë nga 170€ neto për periudhën Mars dhe Prill;

– Masa 14 nënkupton që përfitues janë të punësuarit e rinj, të cilët do të përfitojnë nga 130€ neto për periudhën Mars dhe Prill.

Ju lutem të keni parasysh se afati për të aplikuar në ATK sistemin EDI/ MFT është deri me datë 15.05.2020.
Gjatë kësaj jave, shpresojmë që Komisioni i përbashkët MFT dhe MEPTINIS të arrijmë t’i trajtojmë edhe kërkesat sipas masës 8 dhe 7.

Të ngjashme