Departamenti për Krime të Rënda i Prokurorisë Themelore në Gjakovë ka kërkuar nga Gjykata Themelore caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj të dyshuarit A.K.
I njëjti dyshohet për kryerjen e veprës penale të dhunimit.
“Rasti ka ndodhur më 31.10.2019, në shtëpinë e të pandehurit, në lagjen Brekoc në Gjakovë, ku i njëjti rreth orës 23:00, e telefonon të dëmtuarën e mitur M.B., dhe e thërret të shkojë në shtëpinë e tij, ku më pastaj e kryen aktin seksual me të “- njofton Gjykata Themelore e Gjakovës