Kërkohen 4 vite burg për rumunin që trafikonte shqiptarë në Britani

Prishtinë | 10 Pri 2017 | 14:44 | Nga

Në gjykatën e Rotterdamit ne Holandë ka filluar procesi ndaj një trafikanti të qenieve njerëzore, i cili me kamionin e tij tentoi të trafikonte 10 shqiptarë drejt Britanisë se Madhe. Policia Ushtarake Holandeze zbuloj shqiptarët në një kamion frigorifer në një gjendje të rendë shëndetësore.
Sipas prokurorisë, shqiptarët mund të kishin humbur jetën në qoftë se nuk do ishin zbuluar.

Në gjykatën e Rotterdamit ne Holandë ka filluar procesi ndaj shoferit rumun, i cili tentoi të trafikonte në një mënyrë ilegale 10 shtetas shqiptar në Angli. Të 10 klandestinët shqiptarë janë zbuluar nga Policia Ushtarake Holandeze në tetor 2016, teksa udhëtonin brenda një kamioni frigorifer në përpjekje për tu future në mënyrë të paligjshme në Britaninë e Madhe.

Sipas prokurorisë se Rotterdamit, në qoftë se Policia Ushtarake nuk kishte zbuluar klandestinët në Rotterdam, atëherë shqiptarët me shumë gjasa do të kishin ndërruar jetë për shkak të temperaturat të ulta në kamion.

Prokuroria e Rotterdamit tha për Ora News që Shqiptarët ishin në gjendje të rëndë shëndetësore, pavarësisht që rruga drejt Britanisë se Madhe do të zgjaste të paktën 12 ore. Tashmë mbi shoferin 27-vjecari Rumun rëndon akuza e trafikut të qenieve njerëzore dhe Prokuroria e Holandës ka kërkuar 4 vjet burg.

Klandestinët shqiptarë ishin të moshave 19 deri 37 vjeç. Kohët e fundit në portet holandeze është vënë re një rritje e numrit të klandestinëve shqiptarë, të cilët rrezikojnë dhe jetën shpesh herë, në përpjekje për të shkuar në Britaninë e Madhe.

Para disa muajsh Holanda vendosi forcat tokësore të ushtrisë në port me synimin e ashpërsimit të kontrolleve pas incidenteve të shumta me klandestinët shqiptarë. Në portet Holandezë shqiptarët përbejnë me shumë sesa 50% të totalit të klandestinët, duke kaluar kështu dhe Irakianet dhe Sirianet që pasojnë Shqipërinë ne liste.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme