Ministria e Shëndetësisë ka shpallur konkurs për inspektorë shëndetësorë.
Për këtë, kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se ashtu siç kishte premtuar, numri i inspektorëve shëndetësorë do të trefishohet.
“Vetëm 12 inspektorë shëndetësorë ishin në Republikën e Kosovës. Shumë shpejt numri i tyre do të rritet për 25 sosh. Pra, po e bëjmë trefishimin e numrit të inspektorëve shëndetësor, duke e ngritur atë në 37”, tha Kurti.
Ai tha se me këtë rritje të numrit do të inspektorëve, do të rritet edhe cilësia e shërbimeve shëndetësore për qytetarët.
Linkun për të aplikuar si inspektor shëndetësor mund ta gjeni duke klikuar KËTU.