Drejtoria Rajonale e Policisë së Prishtinës ka identifikuar dy persona të dyshuar për disa raste të mashtrimeve. Mexhid Krasniqi, 35 vjeç dhe Muhamet Gashi, 22 vjeç dyshohet se janë të përfshirë në kryerjen e mashtrimeve që po hetohen nga ana e policisë.
“Personat e dyshuar përmes llogarive bankare, kanë përfituar shuma parash duke përdorur rrjetet sociale në internet dhe portalet, (me dokumente që dyshohet të jenë të falsifikuara), për të kërkuar ndihmë për shërim jashtë vendit, për persona të ndryshëm.” shkruante në një postim në Facebook të Policisë.
Prandaj ata janë shpallë në kërkim nga ana e policisë sepse aktualisht ndodhen në arrati. Kurse personat në fjalë dyshohet se mashtrimet mund t’i kenë bërë në vazhdimësi për një periudhë të gjatë kohore.