Kërkohet angazhim e buxhet shtesë për arsim më cilësor në Kosovë

Prishtinë | 20 Tet 2017 | 10:16 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK) në bashkëpunim me GIZ-in kanë organizuar konferencën me temën “Mësimdhënësit formojnë të ardhmen e Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Kryetar i SBAShK, Rrahman Jasharaj, tha se të gjithë ata që thonë arsimi është prioritet i Kosovës duhet të bëjnë planifikime të mirë të buxhetit për këtë çështje.

“Duke pasur parasysh rëndësinë e edukimit në Kosovë me numër të madh të të rinjve është e rëndësishme të bashkëpunojmë për të mirën e vendit. Në këtë projekt madhor duhet të marrim pjesë prindërit mësimdhënësit, profesorët të marrin pjesë të gjithë për të bërë një arsim cilësor. Të gjithë ata që thonë arsimi është prioritet i Kosovës duhet të bëjmë planifikime të bëjmë një buxhet për të rinjtë, për njohuritë dhe të arriturat e tyre”.

Boris Scharloëski, udhëheqës  i projektit të GIZ, theksoi se rezultatet e PISA-s të vitit të kaluar sipas tij, ishin shqetësueses dhe kështu duhet zotim i përgjithshëm nga e gjithë shoqëria.

“Titulli i konferencës “Mësimdhënësit formojnë të ardhmen e Kosovës”, qartë na tregon që mësimdhënësit kanë rol të madh në zhvillimin e shtetit. Ne i dimë të gjitha rezultatet shqetësueses të pisa të publikuara në vitin e kaluar, ne i dimë sfidat me të cilat ballafaqohet arsimi në Kosove. Siç ne e dimë arsimi është e drejtë njerëzore nevojitet zotim i përgjithshëm nga e gjithë shoqëria”.

Prorektorja për buxhet dhe financa në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, Myrvete Badivuku, tha se qëllimet e reformave janë të sjellim cilësi me të lartë në studimet e universitetit të Prishtinës që ta bëjmë universitet lider në rajon

“Mësimdhënësiëit ata që formojnë të ardhmen e vendit, që kanë mbi supe edukimin e gjeneratave të reja, të punojmë me dashuri dhe të përhapin dije. Jemi ata që kemi në duart tona fuqinë për të ndryshuar të ardhmen. Qëllimet e reformave janë të sjellim cilësi me të lartë në studimet e universitetit të Prishtinës që ta bëjmë universitet lider në rajon”.

Kryetari i komisionit parlamentar për Arsim në Kuvendin e Kosovës, Ismajl Kurteshi, tha se Kuvendi ka aprovuar një rezolutë me të cilën ka shpallur arsimin si prioritet dhe ende nuk është ndërmarrë asnjë veprim.

“Kuvendi i Kosovës para pak kohe ka aprovuar një rezolutë ku arsimi në Kosovë shpallet dhe bëhet si prioritet kombëtar, ku kanë kaluar 10 muaj kur rezoluta është aprovuar e nuk ka dal në Kuvend dhe deri tani nuk kemi parë asnjë lëvizje në këtë drejtim”.

Të ngjashme