Rrjeti i Edukatorëve Bashkëmoshatare ka organizuar konferencën për mbështetjen e Konventës së ILO-s lidhur me adresimin e dhunës në baza gjinore në vendin e punës.
Aty u kërkua angazhim institucionale në adresimin e dhunës në baza gjinore në vendin e punës, raporton Ekonomia Online.
Bujar Fejzullahu nga PEN tha se bashkëpunimi me organizata të ndryshme mund të shtyjnë përpara suksesin e konventës së Organizatës ndërkombëtare e punës (ILO).
“Ka filluar i bashkëpunimi me sindikata ne vend dhe organizata qe kane të bëjnë me tema për adresimin e dhunës në vend të punës. Duhet të diskutohet shumë që këto gjera negative të largohen nga shoqëria jonë”, tha ai.
Shukrije Rexhepi kryetare e Rrjetit të gruas në BSPK, tha se me këtë konferencë po munden të shtyjnë procesin përpara për të ndaluar dhunën në vendin e punës
“Ky proces ka filluar në fund të vitit të kaluar dhe kemi punuar me shoqëri civile, rrjetin e grupeve të grave, e organizata të ndryshme, dhe më në fund kemi mundur ne si Kosovë që të japim mendimin tonë në ILO edhe pse s’jemi pjesë e organizatës. Konventa e cila është punuar e ka ndikimin e vet obligues. Këtë vit sindikatat kanë filluar një kampanjë që e kanë mbështet ILO-n. Ne si sindikata dhe me ojq të tjera do ta mbështesim këtë konventë që vihet në pah”, tha ajo.
Luljeta Demolli nga Qendra Kosovare e Studimeve Gjinore tha se kohëve të fundit kodi penal është duke i rishqyrtuar dhe ne kemi punuar që çështja e dhunës në familje të ridefinohet.
“Në Kosovë kemi shumë problem t’i pranojmë konceptet e reja sepse gjithnjë thirremi në atë kontekstuale. Nuk mund të flasim për ngacmim seksual në institucione sepse sipas tyre nuk ka. Personat që merren drejtpërdrejta me këto fusha mundohen që çështjet të minimizohen”.
“Ne Kosovë problematikat e tilla nuk pranohen. Edhe ILO e din saktë që në Kosovë nuk pranohet që ka dhunë në vendin e punës. Kosova për me shkuar përpara duhet të pranoj një konventë të tillë duhet të pranojë standarde ndërkombëtare. Ne që nga 2006 kemi ndihmuar me u hartuar një politikë kundër ngacmimit seksual tek shërbyesit civil dhe punëtorët në privat”, tha ai.