Kërkohet “arrest me burg” për dy rusët dhe ukrainasin

Prishtinë | 23 Gus 2022 | 16:01 | Nga Ekonomia Online

Dosja për dy shtetasit rus dhe ukrainasin të dyshuar për spiunazh është dërguar në gjykatë.

Burime nga Prokuroria e Elbasanit për Euronews Albania bëjnë me dije se është kërkuar masa e sigurisë “arrest me burg” për 3 shtetasit e huaj. Nesër në Gjykatën e Elbasanit pritet të zhvillohet seanca ku do të jepet masa për të arrestuarit.

Dy shtetas rus dhe një ukrainas tentuan të hyjnë në depon e armëve në Gramsh. Ata lënduan dy ushtarë që po ruanin zonën duke përdorur spray neuro-paralizues.

Të ngjashme