Institucionet që janë subjekt i auditimit duhet të bashkëpunojnë

Prishtinë | 04 Kor 2016 | 14:08 | Nga

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, gjatë një takimi me Auditorin e Përgjithshëm, Besnik Osmani, kanë biseduar për Raportet e Auditimit të Pasqyrave Financiare të cilat kanë përfunduar dhe janë publikuar për të gjitha institucionet publike të Kosovës.

Ata kanë biseduar për modalitetet e bashkëpunimit mes institucioneve që ata udhëheqin.

Po ashtu, ata i inkurajojnë dhe i thërrasin për bashkëpunim të gjitha institucionet që kanë qenë subjekt i auditimit që të bashkëpunojnë me Zyrën Kombëtare të Auditimit për implementimin e rekomandimeve si dhe me Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, lidhur me rastet ku ka dyshime të arsyeshme se është kryer ndonjë vepër penale.

Të ngjashme