Hilmi Zena është kthyer sërish në bankën e të akuzuarit në Gjykatën Themelore të Gjakovës, dega në Rahovec, raporton ktv.
Gjykata e Apelit ka vendosur për rigjykim. Zena akuzohet se ka kryer veprën penale të moskryerjes së detyrimeve familjare ndaj ish-bashkëshortes së tij, Antigona Morina. Ai nuk i kishte ofruar ndihmë mjekësore të ndjerës kur ajo pësoi hemorragji, derisa vazhdonte marrëdhëniet seksuale me të.
Prokurori, gjatë leximit të aktakuzës, kërkoi dënimin e Hilmi Zenës.
Dënimin e Zenajt, i cili të ndjerën e kishte dërguar te shehu në ditën e dytë të martesës e jo te mjeku, e ka kërkuar edhe mbrojtja e palës së dëmtuar. Vetë Zenaj ka mohuar fajësinë. Avokati mbrojtës i Zenës tha se nuk ka prova, të cilat e lënë fajtor atë. Dëshminë e tij e ka dhënë edhe Flamur Blakaj, i cili kishte bërë autopsinë e tashmë të së ndjerës.
Blakaj ka deklaruar se rastet e tilla të gjakderdhjeve nuk kanë pasoja me vdekje nëse bëhet një intervenim kirurgjik me kohë. Në seancën e radhës, e cila do të mbahet në tetor, pritet të dëshmojë edhe një gjinekolog, kërkesë kjo e palës mbrojtëse.