Ditën e djeshme preidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin u shpreh me tona mjaft të ashpra mbi ekipet të cilat nuk kanë hequr dorë nga krijimi i Super Ligës.
“Nuk do të keni të drejtë të luani në garat e UEFA-s” dhe “Mund të bëjmë dhe pa këto 4 ekipe”, ishin fjalët e numrit një të UEFA-s drejtuar Barcelonës, Real Madridit, Juventusit dhe Milanit të cilat si duket nuk kanë hequr dorë nga krijimi i Super Ligës.
Mbrëmjen e djeshme në Itali dhe Spanjë ka filluar një revoltë ndaj Ceferin teksa fjala që u bë trend në “Twitter” ishte hashtagu #Ceferinout, që do të thotë “Ceferin largohu”.
Tifozët po kërkojnë dorëheqjen e sllovenit pasi siç pretendojnë mediat në Itali, në kohën e pandemisë Ceferin rriti rrogën e tij dhe të bordit të UEFA-s, kohë kjo mjaft e vështirë për futbollin.
Nuk dihet se si do të përfundojë kjo situatë, por tifozët kërkojnë revolucion tek ekipet e tyre dhe tek struktura e UEFA-s.