Kërkohet gjak i të gjitha grupeve për të lënduarit nga aksidenti në Maqedoni

Shkup | 15 Shk 2019 | 08:47 | Nga Ekonomia Online

Nga spitali ”8 Shtatori” në Shkup është bërë e ditur se ka mungesa të të gjitha llojeve të grupeve të gjakut, të nevojshme për të shpëtuar të lënduarit nga aksidenti tragjik që ndodhi në autostradën Shkup-Tetovë.


Ndaj edhe apelohet tek të gjithë ata të cilët kanë mundësi dhe duan të dhurojnë gjak ta bëjnë këtë për të ndihmuar të lënduarit e mbijetuar pas aksidentit të mbrëmshëm ku një autobus përfundoi i rrokullisur.

Si pasojë 15 persona mbetën të vdekur dhe disa të tjerë ende janë në gjendje kritike.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme