UNDP – Zyra në Kosovë, përmes Projektit për Mbështetje të Përpjekjeve Anti-Korrupsion, ka promovuar Raportin lidhur me Cenueshmëritë e Korrupsionit në sektorin civil dhe privat, nga perspektiva gjinore.
Maria Suokko, Përfaqësuese e Përhershme e UNDP-së në Kosovë, tha se me rastin e fushatës së 16 ditëve të aktivizmit, si dhe duke qenë në javën e shënimit të ditës ndërkombëtare kundër korrupsionit me 9 dhjetor, është e rëndësishme që të gjitha përpjekjet kundër korrupsion të kenë të përfshirë edhe perspektivën gjinore.
“Vetëm në këtë mënyrë mund të zhvillohen politika të mirëfillta gjithpërfshirëse”, deklaroi ajo.
Katharina Stocer, Drejtoresha e Zyres Zvicerane per Bashkepunim tha se korrupsioni dhe pasojat e tij cënojne të drejtat e njeriut e sidomos ato të grupeve të margjinalizuara dhe të ndjeshme.
“Pos kesaj, ajo lavderoi punen ne kete raport si dhe theksoi rëndësinë e përfshirjes së perspektivës gjinore për të ulur me sukses, shkallën e korrupsionit”, deklaroi ajo.
Në përgjithësi, gjatë diskutimit u përfundua se qeverisja e mirë është kyce në luftimin e korrupsionit, sidomos kontrollet e brendshme dhe format e ndryshme të auditimit. Ndër rekomandimet e tjera ishte edhe ofrimi i mundësive të barabarta për të siguruar hapësirën e nevojshme për gratë në pozita vendim-marrëse si dhe që proceset e hartimit të politikave dhe strategjive kundër korrupsion të përfshijnë gratë dhe shoqatat e shoqërisë civile që punojnë në këtë sektor.
Ky Raport ndër të tjera ka identifikuar disa dallime gjinore midis perceptimit të veprave korruptive në sektorin civil dhe privat. Gratë dhe burrat respondentë në përgjithësi kanë mendime të njëjta lidhur me atë se çka e përbën një vepër korruptive. Në anën tjetër, gratë konsiderojnë se faktori kyç që ndikon në korrupsion është mungesa e kontrollit administrativ ndërkaq burrat konsiderojnë se faktori kyç ndikues është një sistem gjyqësor jo-efikas.
Ndërkaq më tutje, Raporti përfundon se praktikat korruptive ndikojnë drejtpërdrejt në politikat e rekrutimit, avancimit, shpërblimit dhe tepricave. Gjithashtu, këto praktika pastaj kanë ndikim negativ në besimin e qytetarëve në shërbimet civile. Forma të ndryshme të korrupsionit janë gjithashtu të shpeshta edhe në sektorin privat.