Protestuesit që kërkojnë largimin e BDI-së nga pushteti, hetim ndërkombëtarë për rastet e montuara si dhe largimin e selisë së BDI-së nga Tetova janë bllkuar nga policia dhe nuk janë lejuar që të shkojnë që këta kërkesa t’i thonë para selisë së BDI-së.
Protesta udhëhiqet nga Blerim Ahmedi, vëllau i Sheqerim Ahmedit i njohur si “El-Cheka”, personi i cili publikon përgjimet e funksionarëve të BDI-së.
Protestuesit paralajmëruan se protestat do të vazhdojnë dhe se nuk do të ndalen me kaq.
Deri tani nuk janë shënuar incidente. Protesta vazhdon e qetë.