Prokuroria Themelore në Mitrovicë kërkon nga gjykata caktimin e masës së paraburgimit ndaj kundër të pandehurve A.D., dhe G.H., për shkak se në bashkëpunim kishin hedhur granata dore në qytetin e Mitrovicës.
Në njoftim thuhet se ata akuzohen për veprën penale “shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”.
“Me datë 09 qershor 2023, i pandehuri G.H, e dërgon me veturë të pandehurin A.D., në rrugën “11 Marsi 1981“, i cili vazhdon deri në sheshin e qytetit dhe duke qëndruar përballë disa lokaleve, e hedhë mjetin e rrezikshëm – granatën e dorës, me ç`rast granata eksplodon duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në tri lokale në sheshin e qytetit, dhe duke shkaktuar rrezik të madh për jetën e njerëzve”, thuhet në njoftim.
Seanca për vendosjen e paraburgimit mbahet nesër.