Kërkohet paraburgim ndaj pesë të dyshuarve për mashtrim me Bitcoina

| 25 Kor 2024 | 13:00 | Nga

Është bërë kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për pesë të dyshuarit për “mashtrim” me Bitcoina.

Lajmin e ka konfirmuar për Express zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj.

Aksioni u zhvillua gjatë ditës së djeshme pesë lokacione në Prishtinë, Kamenicë dhe Viti.

Pos pesë të prangosurve, edhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim.

Të ngjashme