Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka bërë kërkesë në gjykatën e këtij qyteti, për caktimin e masës së paraburgimit kundër shtatë të pandehurve S.N., R.N., Sh. N., B.N., Xh. N., P.N., dhe S.N., për shkak se të njëjtët dyshohet se kanë kryer veprat penale “ Dhuna në familje””.
Rasti ka ndodhur në Komunën e Rahovecit, më 08 tetor 2019, ku të gjithë të pandehurit, familjarë, për shkak të çështjeve pronësore janë përfshirë në rrahje, duke përdorur mjete të forta, shufra hekuri dhe druri,grushte e shqelma kanë goditur njëri tjetrin, duke pësuar të gjithë lëndime trupore.
Po ashtu, lëndime trupore kanë pësuar edhe të dëmtuarit të cilët nuk kanë qenë të përfshirë në rrahje V.N., R.N., V.N., dhe Xh. N.
Me këtë ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit kanë përmbushur elementet e veprave penale të përshkruara më lartë.
Prokurori i rastit ndaj tyre, ka kërkuar masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh.