Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton se sot ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit pranë Gjykatës Themelore në Ferizaj, kundër të pandehurit I.K., nga Ferizaj, për shkak se ka sulmuar gruan e tij.
Sipas Prokurorisë, më 13 mars për shkak të një mosmarrëveshje i dyshuari kishte sulmuar bashkëshorten e tij M.K., duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore, ku me këtë kishte për të kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor” nga neni 188 par.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).