Anëtarja e Këshillit Prokurorial të Kosovës, ka kërkuar sot përgjegjësi disiplinore ndaj kryesuesit të këshillit, Jetish Maloku.
Në takimin e sotëm të këshillit, Grantolli ka kërkuar përgjegjësi disiplinore nga kreu i Këshillit Prokurorial për, siç ka thënë ajo, tendencave për t’i mbrojtur rastet korruptive.
Ajo ka kërkuar nga anëtarët e KPK-së që të kërkohet përgjegjësi disiplinore ndaj Malokut.
Derisa po diskutohej për prokurorin e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi, i cili e ka ndjekur penalisht për korrupsion Lavdim Krasniqin, ish-drejtorin e Sekretariatit të KPK-së, anëtarja Grantolli ka kritikuar kryesuesin e KPK-së se nuk po bën asgjë për mbrojtjen e prokurorëve.
Grantolli ka kërkuar përgjegjësi nga Maloku për shkak “të tendencave manipuluese të tij për t’i mbrojtur rastet korruptive ku nuk ka dhënë përgjigje të plotë kundrejt kërkesave të gjykatave”.
Ajo ka proprozuar që KPK-ja urgjentisht të dal me reagim në media në mbrojtje të prokurorëve.
“Propozoj që të bëhet reagimi në media dhe t’i tregojmë prokurorëve se ne i mbrojmë ata, sepse në fund të fundit prokurori e ngrit aktakuzën në emër të Prokurorisë së Shtetit, e jo në emër të vetin”, ka thënë Grantolli.
Në mbledhjen e sotme të KPK-së, po ashtu u miratua vendimi për degradimin në pozitë të Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Ramiz Buzhala.