Ministri i Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Endrit Shala ka kërkuar plotësim ndryshimin e vendimit për masën. Ai ka propozuar të hiqet lista e brendeve qe kanë qenë të liruara, raporton Ekonomia Online.
“Qeveria e Kosovës ka vendosur masën tarifore prej 100%. Përjashtim kanë pasur 9 brende. Pas kërkesave të shumta për inkuadrim në këtë listë, kanë qenë mbi 50 kërkesa për qindra mijëra produkte. Ne kemi kërkesa që të kemi tretman për të gjitha produktet e anuluara. Ne kërkojmë që të hiqet pika dy dmth të hiqet lista për brendet ndërkombëtare”, tha Shala.
Ministri i Inovacionit, Besim Beqaj tha se duhet të sqarohet origjina e produkteve.
“Mendoj që vendimi duhet ta qartësoj se çfarë origjine të mallit kemi sepse duhet me pas kujdes se do të ishte e rëndë për partneret tanë ndërkombëtarë”, tha Beqaj.
Kjo pikë mbeti të votohet për mbledhjen e ardhshme.