Komisionin Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në mbledhjen e radhës ka diskutuar një kërkesë të anëtarit Arianit Elshani, raporton Ekonomia Online.
Ai ka kërkuar që të gjitha kandidatët që nuk janë certifikuat të kenë mundësi të ankesës në organet përgjegjëse deri në Gjykatën Kushtetuese nëse ka nevojë.
Ai theksoi tutje se tashmë disa subjekte politike kanë konsumuar të drejtën për zëvendësim të kandidatëve, por që u është mohuar e drejta nga PZAP-ja për tu ankuar.
“E dimë se disa subjekte politike kanë konsumuar të drejtën e saj lidhur me zëvendësimin e kandidatëve për të pasur një përbërje të plotë, por nga kjo e drejtë nga PZAP u është mohuar e drejta tjetër ajo për zëvendësim”.
“Andaj mendoj që duhet shqyrtuar me një bazë ligjore dhe të merret një vendim mbi refuzimin e kandidatëve dhe kërkesën e zëvendësimit”, tha Elshani.
Në anën tjetër Sami Kurteshi nga VV tha që PZAP-ja nuk ka vepruar drejtë lidhur me shqyrtimin dhe trajtimin e ankesave.
Njëjtë kanë menduar edhe disa nga anëtarët e tjerë të KQZ-së si Alim Rama dhe Florian Dushi.
Kryesuesi Kreshnik Radoniqi gjatë këtij diskutimi tha se nuk ka pse ata kandidatët me kërkuar nga KQZ që t’iu lejohet ankesa.
Duke theksuar që nga KQZ nuk duhet të japë ndonjë vendim dhe që personalisht në lidhje me këtë çështje do të abstenojë, raporton EO.
Diskutimi është mbyllur pa një vendim, ngase i është lënë zyrës Ligjore të përcjell një interpretim.