Lidhur me Pallatin e Rinisë në Prishtinë u shqyrtua edhe Propozim-vendimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës nr. 07/21, dt. 22.12.2017 në lidhje me Pallatin e Rinisë në Prishtinë.
Sala Berisha-Shala, nga PDK-ja tha se pallati nuk duhet të mbetet peng i pengesave administrative.
“Ka nevojë me u zhvillu pallati i rinisë edhe sikur ndërrmarja “Trepça” është një ngathtësi në kahjen orientuese të zhvillimit të këtyre aseteve. As pallati i rinisë mos të mbetet peng e kësaj”, tha Shala.
Deputeti Islam Pacolli, nga AKR-ja tha se ky objekt i takon qytetarëve dhe është interes të mos vonohet.
“Pallati i rinisë i takon qytetarëve, edhe pse është me vonesë është e rëndësishme që mos të vonohet”, tha Pacolli.
Deputeti tjetër Daut Haradinaj tha se pallati duhet që t’i jepet në menaxhim komunës së Prishtinës.
“Duhet t’i jepet në menaxhim komunës së Prishtinës, do të ishte mirë që VV me qenë këtu sepse në fund të ditës ata e qeverisin Prishtinën”, tha Haradinaj.