Kuvendi i Kosovës është duke shqyrtuar Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes për Hua ndërmjet Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për Projektin e Autostradës Kijevë-Zahaq.
Ministri i Financave, Bedri Hamza, ka thënë ministria që ai udhëheq për këtë autostradë ka nënshkruar marrëveshjen e huasë me BERZH-in dhe sipas tij kushtet e financimit janë më të favorshme në treg, raporton Ekonomia Online.
Hamza shtoi se MF-ja rekomandon që procedurat për kontraktimin e këtij segmenti.
“Ministria e Financave ka nënshkruar marrëveshjen e huasë me BERZH-in për autostradën Kijevë-Zahaq. Kjo marrëveshje përfshin buxhetimin e vetëm një pjese të autostradës. Kushtet financimit janë më të favorshme në treg. Rekomandimi i Ministrisë së Financave është të fillojnë procedurat për kontraktimin e këtij segmenti. Në këtë mënyrë afati optimal është pjesa e parë e vitit 2018. 71 milionë hua nga BERZH, 80,2 milionë hua nga Banka Evropiane Investive, 38 milionë kontribut nga Qeveria e Kosovës, 7.1 milionë grant nga korniza investuese e Ballkanit Perëndimor dhe 0,6 milionë mga BERZH-i”.
Hamza tha se marrëveshja ndërkombëtare është arritur në bazë të planifikimit buxhetor.
“Marrëveshja e kredisë me Bankën Investive Evropiane është në negociim dhe pritet të nënshkruhet në fund të muajit mars dhe përmes qeverisë të percjellet për në Kuvend”. Projektligji për këtë marrëveshje është përgatitur nga MF-ja dhe Qeveria e Kosovës për ratifikim në Kuvendin e Kosovës. Marrëveshja ndërkombëtare për këtë është arritur në bazë të planifikimit buxhetor”.
Kryetari i Komisionit parlamentar për Buxhet dhe Financa, Lumir Abdixhiku, tha se komisioni ka vlerësuar rëndësinë e këtij projekti dhe kërkon të votohet pro kësaj marrëveshje.
“Shuma e marrëveshjes është 71 milionë euro, do të zbatohet nga Ministria e Infrastrukturës. Norma e interesit 1%, kohëzgjatja e marrëveshjes do të jetë 15 vite, do të ketë një greis periudhë prej 3 viteve . Shpenzimet operative do të akomodohen në kuadër të rregullës fiskale në deficit 2% ndërsa projektet kapitale do të financohen në kuadër të mekanizmit të investimeve. Komisoni për Buxhet dhe Financa Projektligjin dhe ka vlerësuar rëndësinë dhe Financimin e autostradës Kijevë-Zahaq”.
Deputeti Milaim Zeka, nga Nisma Socialdemokrate tha se nuk është lajm i gëzueshëm të ndërtohen autostrada por spitale.
“Lajm i gëzueshëm nuk është vetëm më ndërtu asfalt, e vend sallatave hajmë asfalt, por me u gëzu kur ndërtojmë ndonjë spital që mos të shpenzojme me mijëra euro për shërim jashtë vendit. Edhe pse jam kundër këtij projekti do ta votojë për”.