Ideja e presidentit Hashim Thaçi për të shpallur gjendje të jashtëzakonshme në vend, sipas njohësit të çështjeve politike, Faton Abdullahu, duhen të merren me seriozisht.
Abdullahu në një intervistë për Ekonomia Online, ka thënë se për këtë çështje, duhet të shqyrtohet nga profesionistët, e më pastaj, të shkojë në Kuvend për miratim.
“Konsideroj se propozimi i presidentit Thaçi për ta shpallur gjendjen e jashtëzakonshme duhet të merret seriozisht dhe kërkohet që të bëhet një shqyrtim nga profesionistët dhe mandej kuvendarët të vendosin pro apo kundër”, ka thënë ai.
“Duke marr parasysh që kemi të bëjmë me kufijtë e Kosovës të cilët janë të brishtë dhe nuk mund të kontrollohen kollaj e leje sot me në këto rrethana me Coronavirus, por një pjesë e qytetarëve nuk po ju përgjigjen që mënyrë të drejt me rrethanat e krijuara dhe ato që po i thotë ministria e shëndetësisë dhe jo vetëm ajo, dhe ma thotë mendja se është mirë që të shpallet gjendja e jashtëzakonshme me qëllim që të shpëtohen jetë dhe të ndalet virusi aq sa kemi mundësi është mirë që më herët ta bëjmë një gjë të tillë”, ka thënë ai.
Teksa flet për gjendjen politike në vend, Abdullahu e konsideron gjendje të jashtëzakonshme brenda Qeverisë Kurti. Thotë se ka mospajtime ndërmjet koalicionit VV-LDK.
“Për ta kuptuar drejt këtë gjendje aktuale sot në Kosovë, nuk mund ta sqarojmë saktë nëse nuk e kuptojmë në rend të parë atë se brenda Qeverisë Kurti ekziston gjendje e jashtëzakonshme e cila determinohet nga mos pajtimet e vazhdueshme ndërmjet VV-së dhe LDK-së, dhe janë këto dy forcat politike që nuk po pajtohen e për rrjedhojë po kanë përçarje edhe subjekte dhe institucione të tjera”, ka thënë ai për EO.
Qasja e Kosovës karshi dialogut me Serbinë, sipas Abdullahut duhet të jetë unike.
Madje, sipas tij, prishja e koalicionit duhet të ndodh atëherë kur ka politika që kualifikohen si antiamerikane.
“Qeveria duhet të prishej vetëm atëherë nëse kemi një politik e cila mund të kualifikohet si antiamerikane dhe nëse do të kemi vazhdim të politikave të tilla qeverisëse ku ka një qasje jo pragmatike ndaj çdo gjëje që bëjnë apo e vlerësojnë ShBA, atëherë duhet pasur parasysh edhe këtë dhe shpresoj që kjo të tejkalohet me qëllimin që të njihet gjuhë e përbashkët që në përballjen me Serbinë dhe me faktin se duhet të jemi unik në dialog me Serbinë dhe me faktin se po ballafaqohemi me Croronavirusin do të duhej të bëjmë çmos që të jemi unik dhe ta tejkalojmë këto situata”, u shpreh Abdullahu.
Presidenti Hashim Thaçi, tha se është duke u punuar në finalizimin e dekretit për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.
Thaçi ka thënë se Zyra Ligjore e Presidencës dhe ajo e Kuvendit të Kosovës janë duke u koordinuar për këtë çështje.
Pas takimit me Drejtorin e Institutit Publik Shëndetësor (IKShP), Naser Ramadani, Thaçi ka dhënë detaje nga përmbajtja e dekretit.
Siç ka treguar kreu i shtetit, në pikën e parë të Dekretit planifikohet që të shpallet gjendje e jashtëzakonshme për 30 ditë.