Qendra për Informim dhe Përmirësim Social (QIPS) ka publikuar një reagim mbi punësimin e logopedit Iljasa Fazliu në ShSKUK.
Sipas QIPS, Fazliu është ende nën hetime mbi abuzimin e tij ndaj një fëmiu me autizëm e cila e kishte vizituar atë si pacient dhe se videoja e incidentit është publike.
Sipas Qendrës punësimi i Iljasa Fazliut paraqet rrezik për pacientët në ShSKUK, dhe kërkohet shkarkimi i tij.
”Punësimi i Iljasa Fazliut paraqet rrezik për pacientët në ShSKUK, prandaj QIPS kërkon shkarkimin e menjëhershëm të Z. Fazliu dhe të komisionit disiplinor të cilët ia kanë mundësu ri-kthimin”, thuhet në reagimin e Qendrës për Informim dhe Përmirësim Social.