Aktivistë dhe aktviste të “MARShojmë S’festojmë” kanë nisur aksionin simbolik, pas publikimit të rastit të 16 vjeçares nga Drenasi, e cila fillimisht u ngacmua seksualisht nga mësimdhënësi më pas për’tu abuzuar nga zyrtari policor.
Aktivistët kanë vendosur fotografitë e tre personave të përfshirë në këtë rast nëpër vende publike – atë të mësuesit, Shkëlzen Xhekaj, të policit Vesel Veseli dhe të gjinekologut që kreu abortin e padëshiruar, Fehmi Ahmeti- mbi të cilat është shënuar “Kërkohet”.
“Kërkojmë përdhunuesit dhe bashkëpunëtorët e krimit”, thuhet në faqen zyrtare në Facebook të “MARShojmë S’festojmë”.