Kerquki: E kam parë Abazin të plandosur në tokë

Prishtinë | 12 Sht 2019 | 00:42 | Nga Ekonomia Online

Autori i emisionit “Pressing” në T7, Leonard Kerquki, ka dhënë versionin e tij lidhur me incidentin ku u përfshin Haki Abazi nga VV dhe Dardan Molliqaj nga PSD-ja.

Në një postim në faqen e tij në Facebook, Kerquki ka thënë se ka parë të plandosur për toke Haki Abazin.

POSTIMI I PLOTË:

Si autor i emisionit “Pressing” dua te sqaroj ate qe ndodhi para nje ore ne ambientet ku po i zhvillojme debatet zgjedhore:

Debati, siç keni mundur ta shihni, ka qene i tensionuar prej minutes se pare e deri ne fund. Jane perdorur fjale te renda, akuza, fyerje e çka jo tjeter. Si drejtues i emisionit jam munduar ta ve ne binare emisionin, por nuk kam mundur ta kontrolloj gjate gjithe kohes.

E kam nderprere pjesen e pare te “Pressing” per nje bllok marketingu, me paralajmerimin se do te ktheheshim ne studio me opinionistet, Jusuf Thaçi dhe Rron Gjinovci. I kam pershendetur te gjithe mysafiret dhe jam bere gati per ta nisur pjesen e dyte. Papritmas e kam degjuar nje zhurme te madhe ne studio, jam kthyer dhe kam pare teksa plandosej per dysheme z. Haki Abazi. Kam dale me nxitim ne koridor dhe kam mundur ta shoh z. Dardan Molliqajn teksa hynte ne lift dhe z. Rexhep Hotin qe ishte ne koridor. Nuk kam mundur te bisedoj me z. Molliqaj, as me z. Hoti. Nuk e kam pare situaten çfare ka ndodhur pasi qe isha ne studio dhe ngjarja ka ndodhur jashte saj.

Z. Abazi me ka thene se eshte sulmuar fizikisht nga z. Molliqaj dhe shoqeruesi i tij.

Kam hyre ne emision serish dhe kam treguar ate qe ndodhi.

Policia e ka hap rastin dhe ne keto momente po i interviston deshmitaret dhe protagonistet. Hapesira ku ka ndodhur incidenti eshte e monitoruar nga kamerat, ne te cilat ne si televizion nuk kemi qasje, pasi qe ne shfytezojme hapesira qe jane ne prone dhe menaxhim te tjeterkujt.

Jam thellesisht i prekur nga ky rast. Jam tmerruar kur kam pare ne ate gjendje z. Abazi dhe nuk do doja kurre qe kjo te ndodhte ne studiot televizive apo jashte tyre.

E di se kjo fushate dhe keto zgjedhje jane jetike per subjektet politike. Por, mbi te gjitha, do duhej te ishte jetike ruajtja e nj e r ë z i s ë mes politikaneve dhe partive politike.

Ka jete edhe pas 6 tetorit. Edhe pas 6 tetorit serish kemi me jetu ne kete vend. Serish do ta shohim ne sy njeri-tjetrin.

Të ngjashme