Këshill franko-gjerman për mbrojtjen evropiane

Prishtinë | 10 Kor 2017 | 18:46 | Nga

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, presidenti francez, Emmanuel Macron dhe shumë ministra nga dy vendet do të mblidhen të enjten në Paris për një këshill të ministrave franko-gjerman, të përqëndruar kryesisht mbi ndërtimin e një Evrope të mbrojtjes, njoftoi Elizeja, ndryshe Pallati Presidencial francez.

Ky këshill, një manifestim i ri i unitetit që kërkon të tregojë Berlini dhe Parisi në skenën ndërkombëtare, do të mbledhë ministrat e Punëve të Jashtme, të Punëve të Brendshme, të Punës dhe të Mbrojtjes, që do të zhvillojnë punime dypalëshe.

Por, pika e fortë e këtij takimi do të jetë një mbledhje e këshillit franko-gjerman i mbrojtjes dhe sigurisë, i drejtuar nga Emmanuel Macron dhe Angela Merkel, me temë qendrore lufta kundër terrorizmit, përcjell Atsh.

Të ngjashme