A duhet të bëni seks tërë ditën dhe çdo ditë që të keni më shumë shanse për të mbetur shtatzënë?
A luan rol në mbetjen shtatzënë një seks i shpejtë para se të ikni në punë?
A është më mirë nëse që të dy gjeni puna ku mund t’i kryeni nga rehatia e shtëpisë dhe 24/7 të përkushtoheni në mbetjen shtatzënë?
Epo, sipas zbulimeve të reja – po!
Një hulumtim i publikuar në revistat ‘Fertility and Sterility’ dhe në atë ‘Physiology and Behavior’ thotë se seksi i shpeshtë e ndryshon sistemin e imunitetit në atë mënyrë që ju ndihmon të mbetni shtatzënë.
Zbulimet janë bazuar në të dhënat e analizimit të 30 femrave pjesëmarrëse, ku që të gjitha kishin pasur stil të njëjtë të jetesës, por vetëm një faktor kishte qenë i ndryshëm – jeta e tyre seksuale.
Gjysma e tyre kishin qenë shumë aktive seksualisht atë kohë, ndërkaq gjysma tjetër jo edhe aq.
Rezultatet kishin treguar për ndryshime në sistem të imunitetit te femrat që kishin qenë aktive seksualisht, ndryshime të cilat jua rrisin shanset për të mbetur shtatzënë, ndërkaq gjysma tjetër nuk kishin pësuar ndryshime në qeliza.
Ekspertja e pjellorisë, Emma Cannon, i inkurajon klientët e saj të bëjnë seks rregullisht sepse thotë që seksi i rregullt e përmirëson edhe kualitetin e spermës.
Sipas saj, çiftet që bëjnë seks disa herë në javë janë më të prirë të mbesin shtatzënë sesa ata që bëjnë vetëm një herë në javë.