Që të pushoni të qetë duke marr me pak kalori ndiqni këshillat më poshtë:
Tregoni kujdes te produktet krudo! Ato kanë mjaft vaj ulliri, pasi mënyra e tyre e përpunimit e ka të nevojshme, por një arsye tjetër që duhet të tregojmë është dhe për shkak të sigurisë ushqimore!
- Pasta dhe rizoto, që janë nga më të preferuarat, do të ishte mirë të jenë 1-2 herë në javë dhe jo më shumë!
- Akullorja është një zgjedhje shumë e mirë si ëmbëlsirë, por preferoni ato pa shumë çokollatë ekstra, shurup , reçel apo përbërës të tjerë qe do të shtojnë sasinë kalorike!
- Mundohuni të mos konsumoni ushqim pas orës 7-9 të darkës!
- Mundohuni të pini 1-2 gota ujë 1 orë para çdo vakti dhe e njëjta këshillë vlen edhe para se të pini një gotë birrë apo pije të tjera!
- Mos harroni të keni vakte të shpeshta dhe të vogla në sasi por të pasura në perime!/ etj.