Këshilla për tenxhere dhe tiganë që zgjasin përjetë

Prishtinë | 20 Gus 2024 | 06:05 | Nga Ekonomia Online

Kur enët e kuzhinës janë cilësore dhe mirëmbahen, mund të zgjasin përjetë.

Ndiqni gjithmonë instruksionet e përdorimit të prodhuesit për tu kujdesur për enët tuaja, ose mbani mend këto këshilla praktike.

Alumini – Tenxheret apo tiganët prej alumini, nuk duhet të lahen asnjëherë në pjatalarëse. Gjithmonë lajini me ujë të thjeshtë me larësin e enëve.

Nëse alumini mbulohet me një shtresë të zezë, pastrojeni me ujë dhe limon.

Hekuri – Gjithmonë lajini enët e paveshura me një furçë të lehtë, sipër së cilës keni vendosur një shtresë të hollë vaji, për të parandaluar krijimin e ndryshkut.

Bakri – Zhyteni fillimisht enën në ujë të ngrohtë, për të eliminuar ushqimin e djegur që mund të ketë mbetur aty. Lajeni në një tretësirë me ujë dhe larës enësh Rix, duke përdorur një furçë najloni.

Material që nuk ngjitet – Lajini, shpëlajeni dhe më pas thajini tiganët e rinj përpara përdorimit. Mirë është, që pjesa e brendshme e enës së re të sapo blerë, të fërkohet me një vaj vegjetal, si një formë për t’u kalitur. Largoni gjithë mbetjet e ushqimit të djegur nga sipërfaqet e enës me kujdes. Mos përdorni mjete metalike të kuzhinës mbi këto enë, pasi mund ti dëmtoni.

Inoksi – Lajini me dorë ose në enëlarëse. Me kalimin e kohës mund të formohen disa njolla/shenja në trajtë ylberi, por që mund të eliminohen me trajtimin e duhur dhe me shumë kujdes.

Nëse këto lloj enësh ekspozohen ndaj një nxehtësie, apo temperaturave të larta, mund të krijojnë disa njolla ngjyrë kafe në pjesën e jashtme të tyre, të cilat gjithashtu mund të eliminohen me trajtimin e duhur.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme