Këshilla si ta freskoni dhe t’i jepni “jetë” ambientit të shtëpisë tuaj

Prishtinë | 29 Mar 2023 | 23:45 | Nga Ekonomia Online

A e keni vërejtur se jo rrallë herë ju shkëlqeni nga lumturia kur jeni jashtë, por ndiheni të lodhur dhe pa diskonim kur jeni në shtëpi?

Nëse përgjigja juaj është “po”, atëherë pa dyshim se ka ardhur koha që ju ta ridekoroni shtëpinë tuaj dhe ta bëni atë “plot jetë”.

Për ta bërë këtë, ne po ju sjellim disa ide shumë interesante që do ta bëjnë shtëpinë tuaj një vend ku do të gjeni rehatinë, bukurinë dhe inspirimin, në një vend.

Freskojeni ambientin

Të gjitha ndryshimet fillojnë me pastrimin. Hapni dritaret, pastroni ato, dhe lërni ajrin të futet në të gjitha dhomat e shtëpisë.  Largoni të gjitha gjërat e vjetëruara, që nuk ju duhen më, në mbeturina – pa pasë mëshirë.

Keni parasysh se këto gjëra vetëm e mbushin hapësirën e shtëpisë ose apartamentit tuaj. Provoni ta bëni këtë ndryshim dhe ambienti i shtëpisë tuaj do të jetë më i freskët. Në fakt, është kënaqësi e veçantë të keni hapësirë të lirë në shtëpinë tuaj.

Ngjyrat kanë ndikim në disponimin tonë

Ju nuk do të besoni se si ndryshon atmosfera në shtëpinë tuaj, pas disa ndryshimeve. Provoni të aplikoni ngjyra të hapura, si ngjyra e verdhë, ngjyra e gjelbër e hapur, ose ngjyrë tirkiz ( kombinim mes ngjyrës së gjelbër dhe asaj të kaltër).

Kjo nuk do të thotë që ju duhet ta dekoroni apartamentin tuaj me ngjyra “shokuese” për ta bërë ambientin më të ndritshëm – edhe ngjyrat delikate e kanë efektin e njejtë.

Nëse nuk jeni gati për ndryshime të mëdha, si ngjyrosja e mureve ose blerja e mobilieve të reja, mund të shtoni vetëm disa gjëra të vogla që do të ndryshojnë ambientin e shtëpisë tuaj: perdet shumëngjyrëshe, lule në një vazo ose jastëkë të bukur. Këto detaje do të freskojnë enterierin tuaj!

Lëreni ambientin e shtëpisë “të lulëzojë”

Lulet dhe bimët në vazo shndërrojnë apartamentin  ose shtëpinë tuaj në një kopsht të bukur. Lulet dhe bimët do të sjellin edhe më shumë dritë, bukuri dhe pa dyshim diskonim për ju.

Në treg ka shumëllojshmëri të vazove, të cilat mund t’i përshtatni me mobiliet dhe stilin e dekorimit që keni përzgjedhur në shtëpinë tua.

Zgjedhje interesante të ngjyrave

Nëse jeni të guximshëm, ngjyrosni muret e shtëpisë me ngjyra të ndezura. Zgjidhje më pak radikale janë murale dhe stikerat me ngjyra po ashtu të ndezura.

Për ta bërë këtë, mund të ridizajnoni shtëpinë tuaj në mënyrë kreative, dekoroni muret me lule, zogj, pemë dhe gjëra të tjera.

Një zgjidhje tjetër shumë e veçantë është edhe krijimi i një koleksioni me fotografitë tua të preferuara, që të ju inspirojnë çdo ditë.

Dekorime me motive të fshatit

Sa herë ta përmendim fshatin, na kujtohet dielli, paqja dhe stina e verës. Por, pse të mos e dekorojmë shtëpinë tonë me motive fshati? Mobilje me dru, mbulesë tavoline e stilit të fshatit apo lule në vazo, janë vetëm disa nga elementët që mund të krijojnë një atmosferë paqeje në shtëpinë tuaj.

Hapni dritaret, shijoni një filxhan kafe dhe thjesht shijojeni jetën, të paktën për pak minuta. Përfundoi – vera është në shtëpinë tuaj!

Mos i harroni detajet

Bëjeni veten të lumtur me disa pjata me shumë ngjyra, një filxhan të pikturuar sipas stilit tënd, gota për verë me ngjyra dhe detaje të tjera si këto. Kjo do të ndryshoje disponimin dhe apetitin tuaj!

Dekorime që nuk kushtojnë shumë

Nëse mendoni se ridekorimi i shtëpisë tuaj do t’iu kushtojë shumë, gaboheni.

Në fakt, ju mund ta ndryshoni ambientin e shtëpisë tuaj edhe me pak para – mund të ridekoroni mobiliet e vjetra apo të blini mobilie të dorës së dytë dhe t’i ripërdorni ato, në mënyrë shumë unike.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme