Vera është stina e preferuar për shumicën e njerëzve.
Por është pikërisht dhe koha kur trupi ynë është më i ekspozuar ndaj rrezeve të dëmshme apo dhe rreziqeve të tjera.
Sipas Akademisë Amerikane të Dermatologjisë, kruajtja, skuqja dhe plagë të ndryshme mund të trajtohen dhe në shtëpi pa shkuar tek mjeku me këto metoda të mëposhtme:
Uthull molle
Reader’s Digest shpjegon se uthull molle mund të vrasë helmet ose bakteret e shumta që mund të ndodhen në një plagë. Për të bërë këtë mjafton të lagni disa peceta me uthull molle dhe ta vendosni në vendin që jeni vrarë.
Kastravec
Kanë veti të ftohjes. Reader’s Digest rekomandon vendosjen e disa fetave kastravec drejtpërdrejt në vendin që mund të jeni vrarë ose skuqur, ose duke aplikuar kastravec si një lloj paste në zonën e prekur.
Sodë buke
Reader’s Digest rekomandon përzierjen e tri lugëve çaji me sode buke me një lugë çaji ujë, dhe aplikimin e pastës shtëpiake në zonën e kruajtjes. Duhet ta lini përzierjen deri sa të thahet e më pas ta shpëlani.
Tërshërë
Mund të ndihmojë shumë nëse jeni skuqur nga dielli dhe keni dhimbje. Ajo zbut inflamacionin duke e përdorur dhe si kompresë të lagur me pak ujë.