Këshilli Drejtues interviston kandidatët për rektor të UP-së, pa prani të medieve

Prishtinë | 19 Gus 2020 | 10:27 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës, ka filluar mbledhjen, ku do të intervistohen tre kandidatët  në garë për rektor të UP-së, raporton Ekonomia Online.

Ujkan Bajra, anëtarë i këshillit, në fillim të kësaj mbledhje ka njoftuar për procedurat e zgjedhjes së rektorit.

Ai ka treguar se në garë janë tre kandidatë, ku njëri nga ta nëse merr shumicën absolute të votave do të zgjidhet edhe Rektor i UP-së

“Zgjedhja e rektorit bëhet me shumicën absolute të votave, tri raunde të votimit, nëse kandidatët nuk marrin votat e mjaftueshme. Nëse kandidatët potencial nuk arrijnë të sigurojnë votat e nevojshme edhe pas tri raundeve, atëherë të nënkuptohet se duhet të shkojmë në përsëritje apo rizgjedhje”, është shprehur ai.

Bajra ka thënë se shpreson që ky mandat të jetë i fundit, që rektori zgjidhet nga Këshilli Drejtues, pasi, sipas tij ai duhet të bëhet nga stafi akademik dhe studentët. Sipas tij, një praktikë të tillë e ka edhe Shqipëria.

“Uroj dhe do të doja që ky mandat i rektorit të jetë i fundit që zgjidhet nga Këshilli Drejtues, konsideroj se njësitë akademike së bashku me stafin jo akademik  se cili kandidat është më i përshtatshmi”, është shprehur ai.

Ai ka bërë të ditur se procesi i intervistimit do të jetë i mbyllur për media, por ka thënë se aty do të jenë parterë të tjerë, si zyra e BE-së, USAID-i, etj.

Tre kandidatët në garë për rektor të UP- janë: Naser Sahiti, Blerim Rexha dhe Faton Berisha.

Image may contain: 6 people, people sitting and indoor

Të ngjashme