Ymret Rushiti, Kryetar i Këshillit të Prindërve të Kosovës, ka njoftuar se kanë dërguar një draft-dokument në Zyrën e Kryeministrit të Kosovës, rreth reformës në arsimin parauniversitar.
Në dokumentin e siguruar nga Ekonomia Online kërkohet krijimi i një korrikule krejtësisht të re për arsimin parauniversitar të Kosovës.
Po ashtu, është rekomanduar nga Këshilli që të ndiqet shembulli i Japonisë dhe Finlandës për ciklin arsimor nga klasa I deri në klasën e V.
Tutje, Këshilli i Prindërve ka kërkuar depolitizimin e arsimit, ku përfshihen edhe stafi menaxherial dhe stafin mësimorë të shkollave.
“Si dhe funksionalizimin e Këshillit të Prindërve në të gjitha halkat e organizimit, që nga shkolla, komuna dhe deri te niveli nacional”, është kërkesa e tyre e fundit.