Këshilli i Prindërve të Kosovës ka shprehur shqetësimin në lidhje me paralajmërimin e SBAShK-ut për të hyrë në grevë nga muaji shtator.
Përmes një komunikate për media, ky këshill ka deklaruar se nuk është kundër realizimit të kërkesave për ndryshimin e Projektligjit për Pagat dhe miratimin e ligjit për kontributin e viteve te 90-ta, mirëpo ndërprerja e procesit mësimor, sipas tyre, po dëmton interesin e nxënësve për arsimim.
Këshilli i Prindërve ka kërkuar për bashkëpunim më të madh dhe ka bërë thirrje për SBAShK-un dhe qeverinë që të arrijnë marrëveshje në mënyrë që të mos ndërpritet procesi mësimor.