Nën kryesimin e Kryeministrit, Albin Kurti, Këshilli i Sigurisë së Kosovës mbajti takimin e fundit për këtë vit.
Zyra e Kryeministrit, me anë të një njoftimi për media, ka thënë se takimi është ftuar që të diskutohet situata e sigurisë në vend.
“Me pjesëmarrje të gjerë të të gjithë përfaqësuesve më të lartë institucionalë, në takim, krahas situatës së sigurisë në vend, u diskutua për projekte që kontribuojnë në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes”, thuhet në njoftim.
Institucionet e Republikës së Kosovës mbesin të përkushtuara për ruajtjen e rendit, sigurisë publike dhe sundimit të ligjit në tërë territorin e Republikës së Kosovës.