Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore, ka reaguar ndaj dëmtimeve në “Kalanë e Novobërdës”.
Ky institucion i cili ka për detyre ruajtjen e vlerave kulturore, shprehë indinjatën pas dështimeve në restaurimin e kësaj kalaje, e cila është edhe pjesë e përkohshme e listës si aset i trashëgimisë kulturore.
Sipas tyre KTK ka prezantuar një raport mbi gjendjen e këtij aseti, por prapë gjendja ka mbetur e njejtë.
Tutje në reagim shkruan se
“ As ky projekt por as edhe një projekt tjetër nuk është dorëzuar për vlerësim në Këshillin për Trashëgimi Kulturore”.
Këshilli për Trashëgimi shton:
“Kompania Koto nga Serbia që ka kryer vlerësimin nuk ka qenë i licencuar ashtu siç parashihet me Ligjin për Trashëgimi Kulturore. Neglizhenca e institucioneve, mungesa e kontrollit dhe llogaridhënies janë disa nga faktorët që po çojnë në shkatërrim trashëgiminë kulturore”.
Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore i ofron bashkëpunim gjitha institucioneve qendrore dhe lokale, në fushën e trashëgimisë kulturore, njofton Këshilli i Trashëgimisë Kulturore përcjellë Klan Kosova.