Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), i kryesuar nga Jetish Maloku, ka mbajtur takimin e 214-të, me ç’rast shqyrtoi dhe miratoi pikën e vetme të rendit të ditës, për caktimin e Ushtruesit të Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, pasi që Kryeprokurori aktual, Aleksandër Lumezi, ka përfunduar mandatin prej shtatë (7) vjetësh.
Anëtarja e KPK-së, Bedrie Alshiqi, propozoi që për Ushtrues Detyre të Kryeprokurorit të Shtetit, të vazhdojë Kryeprokurori aktual, Aleksandër Lumezi, mirëpo këtë propozim i njëjti e refuzoi duke i hapur mundësinë që të propozohet një prokuror tjetër.
Pas kësaj, anëtarja e KPK-së, Jehona Grantolli, propozoi për Ushtrues Detyre të Kryeprokurorit të Shtetit, që të caktohet prokurori nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi.
Anëtarët e KPK-së, me dhjetë (10) vota për caktuan U.D Kryeprokurorin e Shtetit.