Këshilltari i Bislimit: Stano ka pak njohuri për dialogun e shumë gatishmëri për deklarata kundër Kosovës

Prishtinë | 04 Maj 2023 | 16:27 | Nga Ekonomia Online

Klisman Kadiu, këshilltari për media i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, i ka reaguar zëdhënësit të BE-së, Peter Stano, i cili tha se me shkarkimin e ekipit menaxhues, Kosova shkeli marrëveshjen.

Sipas Kadiut, vendimi i qeverisë për shkarkimin e ekipit menaxhues nuk është në kundërshtim me marrëveshjen dhe se sipas tij, Stano e ka minimumin e njohurisë për zhvillimet në dialog.

“Nga deklarata e zëdhënësit të BE-së, vihet re se ka minimum të njohurisë për atë që po zhvillohet në procesin e dialogut, por maksimum gatishmëri në nxjerrjen e deklaratave kundër Kosovës”.

Gatishmërinë e njëjtë, duhet ta ketë kur ka shkelje aktuale të marrëveshjes, si për shembull vota kundër e Serbisë në Këshillin e Evropës, për të cilën po gjendet në vështirësi kur përgjigjet. Apo edhe për shkeljet e tjera që Serbia po ia bën marrëveshjes”, shkroi Kadiu.

Tutje, ai tha se ekipi menaxhues e ka pasur vetëm një mision, i cili sipas tij, ka qenë përgatitja dhe prezantimi i draft-statutit dhe se pas këtij prezantimi diskutimi tashmë është politik.

Të ngjashme