Këshilltari i CDU-së, Martin Henze shprehet se kufijtë e Kosovës janë të paprekshëm. Duke komentuar në reagimin e ish-ambasadorit të SHBA në Serbi, Michael C. Polt, Henze shkruan se garantimi i mos ndryshimit të kufijve është shumë e rëndësishme për Ballkanin Perendimor.
“Është e qartë se Kosova është pjesë e perëndimit dhe do të bëhet pjesë e BE-së. Kosova nuk është pjesë e Serbisë, nuk do të bëhet pjesë e komunitetit ekonomik të Putinit”, – shkruan ai.
Një ditë më parë, ish-diplomati Polt deklaroi se reagimi i SHBA ndaj Kosovës ku i kërkonte heqjen e reciproritetit me Serbinë ishte i gabuar.