Shkëlzen Gashi, këshilltari politik i kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, është zmbrapsur nga postimi, ku e quante vashë Grenellin.
Gashi përmes një postimi në Facebook, e kishte vashë, Përfaqësuesin Special të Trumpit për dialogun Kosovë-Serbi.
“Hajde-hajde mori vashë, po vjen puna tu u trashë”, ka shkruar Gashi.
Ai këtë reagim e ka bërë pasi i dërguari Special i Trump, Grenell, ka paralajmëruar rifillimin e dialogut Kosovë-Serbi.
Por s’ka vonuar shumë, dhe ky postim është larguar nga këshilltari politik i Kurtit, Shkëlzen Gashi.
Sulme të tilla homofobike kanë ndodhur edhe me herët nga militantët e VV’së të cilët kanë shfrytëzuar rrjete sociale duke dërguar mesazhe ofenduese në bazë të orientimit seksual të Grenellit, shkruan Metro.