Jeton Zulfaj, këshilltar i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar ndaj deklaratës së ish-kryeministrit të Suedisë, Carl Bildt, i cili tha se situata në veri, do të nxehet pasi Kosova të aplikojë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Zulfaj tha se Bildit i mungoi thelbi i temës, duke shtuar se nuk duhet përmendur termin “Kosova Veriore por “Veriu i Kosovës”.
Këshilltari i Kurti i tha ish-kryeministrit suedez, Serbia është ajo që po e kërcënon Kosovën, ndërsa Kosovën e quajti si vendin më demokratik në rajon.