Këshilltar i kryeministrit Albin Kurti, Jeton Zulfaj, ka thënë se qëndrimi i Qeverisë nuk ka ndryshuar që marrëveshja që është arritur vitin e kaluar me Serbinë duhet të ketë zbatim të plotë, raporton Ekonomia Online.
Por që sipas tij, për këtë është duke punuar zëvendëskryeministri dhe kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi.
Ai ka shtuar se nuk mund të ketë zbatim të një pjesshme të marrëveshjes, por zbatim të plotë të saj, kjo pas letrës së Serbisë në të cilën thuhet se marrëveshja aktuale nuk është e zbatueshme tërësisht, e pranueshme tërësisht dhe as ligjërisht e obligueshme.
“Marrëveshjen që e kemi arritur vitin e kaluar, qëndrimi i Kosovës është që ajo duhet të ketë zbatim të plotë dhe se në këtë drejtim duhet se pari të kemi një plan të sekuencimit për të cilin është duke punuar zëvendës kryeministri dhe kryenegociatori Besnik Bislimi”, ka thënë ai.
“Letrat të cilën e ka deponuar ish-kryeministria e Serbisë Ana Bërnabiq, në dhjetor të viti të kaluar ajo duhet të tërhiqet sepse aty shprehte se për Serbin marrëveshja nuk është e zbatueshme tërësisht, e pranueshme tërësisht dhe as ligjërisht e obligueshme, përderisa sa ata kanë dal nga marrëveshja duhet që të kthehet besimin në marrëveshje dhe pastaj zbatimin plotë i saj. Nuk mund të ketë zbatim të pjesshme, por zbatim të plotë”, ka thënë ai.