Këshilltari i Pacollit dënon ndalimin e ish-ushtarit të UÇK-së

Prishtinë | 24 Kor 2019 | 16:26 | Nga Ekonomia Online

Këshilltari i ministrit të Jashtëm, Behgjet Pacollit, Jetlir Zyberaj ka dënuar ndalimin e ish-ushtarit të UÇK-së, Tomor Morina nga Policia e Maqedonisë së Veriut,

Postimi:

Dënojmë ndalimin e ish-Ushtarit të UÇK-së Tomor Morina nga Policia e Maqedonisë sê Veriut sipas një njoftimi të Interpolit të sponsorizuar nga shteti serb. 
Kjo është përsëri një shembull i keqpërdorimit politik që Serbia* bën më sistemin e flet-arrestit. Ne do ta ngremë çështjen tek Bashkimi Evropian dhe do të kërkojmë veprime të menjëhershme për të parandaluar raste të tilla të keqpërdorimit nga Serbia*, përndryshe kundërmasat do të merren nga ana e Kosovës. E pastaj, askush nga partnerët nuk duhet të “habitet”.
Jemi në kontakt me autoritetet e Shkupit dhe besojmë së rasti do të zgjidhet se shpejti në frymen e bashkëpunimit të ngushtë që kemi më Maqedoninë e Veriut. Falenderim për të gjitha autoritetet në Maqedoninë e Veriut, veqanërisht për lidershipin shqiptar atje.

*Ky përcaktim është pranuar për faktin se shteti i Serbisë ka kryer krimet më të rënda kundër njerëzimit(pas luftës së dytë botërore) në Kosovë, Kroaci dhe Bosnjë e Hercegovinë dhe ende nuk ka kërkuar falje për krimet e kryera. 
Shteti serb vazhdon edhe sot të pengojë pajtimin në rajon.

Të ngjashme