Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka ofruar këtë të martë shpërblim për personin që ndihmon në identifikimin e Dardan Krivaqës si i dyshuar për vrasjen e 18-vjeçares nga Ferizaj.
Naim Murseli, këshilltar i Pacollit, ka njoftuar se tashmë kanë krijuar kontakt me dëshmitarin për t’ia dhënë shpërblimin, duke mos përmendur shumën.
“Sot, një shpërblim iu premtua personit që e çon Policinë e Kosovës në arrestimin e vrasësit të Marigonës nga z. Behgjet Pacolli. Tani mund të konfirmojmë se jemi në kontakt me atë person, dhe që shpërblimi do t’i paguhet atij. Guximi civil është i rëndësishëm dhe duhet stimuluar më shumë”, është shprehur ai.