Jetlir Zyberaj, këshilltar i Ministrit të Jashtëm në detyrë të Kosovës, Behgjet Pacolli ka thënë se nuk është bërë asnjë kërkesë ndaj institucioneve të Kosovës për pelegrinazh.
“Sot, nuk do të ketë kurrfarë pelegrinazhi në Gjakovë, sepse një gjë e tillë nuk është kërkuar nga institucionet e Kosovës. Nuk ka asnjë kërkesë zyrtare për këtë dhe rrjedhimisht nuk ka asgjë të planifikuar”, ka thënë Zyberaj përmes Facebook.
“Bashkëndjejmë me shqetësimet e nënave dhe qytetarëve të Gjakovës, por i garantojmë të gjithë që asnjë kriminel nuk do të jetë asnjëherë pjesë e grupit të pelegrinëve serbë sepse vendi i tyre do të jetë në burg”.
“Të gjithë kriminelët serbë që kanë kryer krimet më ç’njerëzore që nga lufta e dytë botërore duhet të dalin para drejtësisë”.